Flamengo këmbëngul për Adrianon
Flamengo - Skuadra braziliane e Flamengos është e vendosur për të marrë shërbimet e sulmuesit të Interit, Adriano. E ardhmja e “Perandorit” shihet gjithnjë e më pak zikaltër, sidomos pas kritikave të fundit të drejtuesve të ekipit. Nga ana tjetër Flamengo kërkon të përfitojë nga ky moment për të bërë për vete sulmuesin.
Presidenti i ekipit të Flamengos shprehet: “Është e vërtetë që ne kërkojmë shërbimet e Adrianos. Tratativat janë të vështira, por ne do të tentojmë t’i shkojmë deri në fund”.
Menaxheri i skuadrës së Moratit, Gilmar Rinaldi, deklaron se kampionët e Italisë aktualisht nuk e kanë në planet e tyre një largim apo shkëmbim të lojtarit me ndonjë tjetër.
Çarja e marrëdhënieve mes Murinjos dhe lojtarit brazilian filloi para disa muajve, kur Adriano filloi të abuzonte me kohën e tij. Megjithëse ndodhej në formë të shkëlqyer, Murinjo vendosi ta pezullonte për disa takime “Perandorin”, duke i futur në një rrjedhë tjetër marrëdhëniet mes tyre.