Reali përgatit një superofertë për Young
Madrid - Reali i Madridit është duke përgatitur një superofertë për mesfushorin e Aston Vilës, Eshli Jong. Futbolllisti është duke bërë një paraqitje fantastike me ekipin e tij. Aston Vila klasifikohet e katërta në Premierligën angleze, ku një meritë të veçantë padyshim e ka edhe futbollisti Jong.
E përditshmja angleze, Daily Mail, publikon sot se madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milion euro për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit. Kjo mund të jetë një nga kërkesat kryesore të teknikut të ri, Huando Ramos. Ramosi ka drejtuar në Premierligë, dhe përshtypja e tij për lojtarin është më e qartë.
Vetë trajneri i Aston Vilës, O’Nill, para pak ditësh u shpreh se lojtari i tij është në nivelin e Kristiano Ronaldos dhe Leonel Mesit. Vitin e shkuar Jong arriti të shënonte 8 gola në 37 paraqitje me Aston Vilën.
E ardhmja e lojtarit, pavarësisht në transferohet apo jo tek Reali, parashikohet të jetë mjaft e lavdishme, duke marrë në konsideratë parametrat e tij teknik dhe fizik.