E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekenbauer: Dortmundi fiton vetëm po ishte Bajerni në “gjumë"

Kur mbeten edhe 4 ditë deri në finalen e Ligës së Kampioneve, personazhet më të rëndësishëm të futbollit, sidomos vetë protagonistët e Bajernit dhe Dortmundit, nuk mund të rrinë pa komentuar ndeshjen e vitit. Legjenda e futbollit gjerman dhe njëkohësisht presidenti i nderit te Bajerni i Mynihut, Franc Bekenbauer, nuk ka dyshime rreth skuadrës favorite të finales së Champions League. 

“Kaizeri” shikon bavarezët si të avantazhuar në natën magjike të Londrës, duke u bazuar në dominimin absolut të skuadrës së Hejnkesit gjatë këtij sezoni në Bundesliga. “Bajerni dominoi gjithë kampionatin, duke luajtur çdo ndeshje në një nivel shumë të lartë. Edhe pse finalja është një tjetër histori, Borusia e Dortmundit mund të fitojë vetëm nëse Bajerni do të jetë në një mbrëmje negative,” – ka deklaruar Bekenbauer, që gjithsesi është i kënaqur që kjo finale është e gjitha gjermane. 
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›