E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi , presidenti Vujanoviç bën betimin dhe merr zyrtarisht detyrën

PODGORICË- Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, fitues i zgjedhjeve të 7 prillit, bëri sot zyrtarisht betimin dhe mori detyrën për një mandat të ri pesëvjeçar.

Ceremonia e betimit, e zhvilluar në parlament, u bojkotua nga deputeti i opozitës, të cilët kontestuan suksesin e Vujanoviçit.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Komisionit Elektoral, Vujanoviç, i cili ishte kreu i shtetit në ikje dhe i cili mori mandatin e tij të tretë, ku i pari daton që në periudhën para pavarësisë së vitit 2006, ka fituar me 51,2 për qind të votave, përkundër 48,7 për qind të marra nga Lekiç.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›