E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo ne dyshim, pas humbjes me Juventusin

Ish-legjenda e Interit, Sandro Maxola beson se e ardhmja e Hoze Murinjos ne klubin zikalter do te jete e dyshimte, madje sugjeron portugezin qe te largohet, nese nuk do te shenohet kualifikimi ne "Champions" me ekipin e Rubin Kazanit. Interi duhet qe te fitoje me ekipin e Rubinit ne "San Siro" per te garantuar kualifikimin ne turin tjeter. Ata mund te barazojne edhe 0-0 ose 1-1 dhe serish, me kete rezultat do ta kene te sigurt kualifikimin, vetem nese Barcelona do te shmange humbjen me Dinamon e Kievit ne ndeshjen tjeter. Pas humbjes se fundit me Juventusin ne Seria A, Maxola thekson se Murinjo po luan aktualisht karten e tij te fundit, ne krye te skuadres zikalter. "Nese Interi do te eliminohet nga "Champions" ne ndeshjen kunder Rubin Kazan, me tej Hoze Murinjo do te prese perfundimin e ketij viti, per t'u larguar nga drejtimi i skuadres", - shprehet Maxola. "Mendoj se ai duhet te mbetet ne kontrate, vetem nese siguron nje sukses te mundshem dhe fiton "Champions League". Sigurisht do te jete ndryshe vetem nese humbet ne finale ndaj Mancester Junajtid dhe ekipit te Barcelones per shembull". Raportohet se eshte arritur nje marreveshje mes presidentit te Interit, Maismo Morati dhe trajnerit Hoze Murinjo, se harmonia do te vijoje ne baze te ecurise se zikalterve, ne ndeshjet e Liges se Kampioneve. "Nuk shoh per momentin, nje krize mes Murinjos dhe drejtuesve te klubit apo presidentit", - shprehet Maxola


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›