Bekenbauer kunder FIFA-s per publikimin e votave
Pakënaqësia
Franc Bekenbauer vazhdon të kritikojë FIFA-n pas përcaktimit të vendeve organizatore për Botërorin 2018 dhe 2022, të cilat janë Rusia dhe Katari. Nëpërmjet kolonave të “Bild”, presidenti i nderit të Bajernit të Mynihut dha mendimin e tij: “Nuk kam më besim te FIFA. Ata bën që shtatë vendet humbëse për organizimin e Kupës së Botës të dukeshin qesharakë: mbi të gjithë figurë të keqe bën Anglia dhe Australia”. Deklaratat e tij lidhen me publikimin e votave që mori secili vend kandidat në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv. Bekenbauer sqaroi: “Ne, anëtarëve të Ekzekutivit, na kishin thënë se as neve dhe as publiku nuk do ta njihte rezultatin e votave. Por, më vonë, në radio dëgjova sa vota kishte marrë secili shtet pjesëmarrës”.