E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater, komunitetit “gay”: Ne Katar shmangni seksin

Gafa

Josef Blater bën autogol në raport me botën “gay”: në një intervistë për BBC, presidenti i FIFA-s foli rreth bashkëjetesës së fesë dhe ligjeve në Katar, vendi ku do të organizohet Kupa e Botës 2022, dhe prezencës së tifozëve homoseksualë në këtë aktivitet. “Besoj se komuniteti ‘gay’ duhet të shmangë marrëdhëniet seksuale në Botërorin 2022”, tha njëshi i Federatës Botërore, duke tentuar më pas të shpjegojë batutën: “Nuk do të ketë probleme. Çdo vend ka kulturën e tij, por në futboll nuk ka kufij. Jemi të hapur për këdo dhe gjithçka. Jemi të bindur se nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi, për arsye politike, fetare apo të një natyre tjetër. Nëse personat ‘gay’ duan të ndjekin ndeshjet në Katar, ata nuk do të kenë probleme”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›