Pesë arsyet për vrasjen e gazetarit Pukaniç
Pronari i së përjavshmes kroate, "Nacional", Ivo Pukaniç, një nga gazetarët më të diskutueshëm jo vetëm në Kroaci, por edhe në ish-hapësirat jugosllave, që u vra bashkë më kolegun e tij, Niko Franjiç pak ditë më parë, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive të vendosur në makinën e tij, në oborrin e gazetës së mësipërme në mes të Zagrebit, vazhdon të jetë temë qendrore diskutimesh në këtë vend, që muajt e fundit është tronditur nga disa vrasje të bujshme nga ana e krimit të organizuar.
Zagrebi, brenda një periudhe të shkurtër kohore, u vendos në rrethim policor; qytetarët e opinioni publik kroat mbetën të shokuar; kreu shtetëror "humbi mendjen"; ndërkohë që zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën menjëherë shqetësimin e tyre për të ardhmen evropiane të Kroacisë. Më pas vijuan deklaratat dramatike të Presidentit Stipe Mesiç dhe të Kryeministrit Ivo Sanader se terrorizmi ka hyrë në rrugët e kryeqytetit kroat dhe se ata nuk do të lejojnë që Zagrebi të bëhet si Bejruti. Dhe, krahas kësaj, filluan hamendësimet rreth arsyeve të vrasjes së Pukaniçit. Midis shumë hamendësimeve, media kroate përqendrohet te pesë prej tyre, pasi i përgjigjen edhe mjedisit, ku, më së shumti punonte dhe lëvizte Pukaniçi.
Arsyeja e parë për atentatin fatal, sipas gazetës "Sllobodna Dalmacija", lidhet me hakmarrjen për vrasjen e Ivana Hodakut. Arsyeja e dytë ka lidhje me atë se Pukaniçi kishte shkelur në "kallon" e mafies malazeze që merret me kontrabandën e cigareve, kurse e treta lidhet me tregtarët e armëve, pra me bashkëpunëtorët e gjeneralit Vladimir Zagorec, që pret të dalë në gjyq pas dorëzimit nga Austria nën mbrojtjen e avokatit Zvonimir Hodak, i ati i Ivana Hodakut të vrarë. Arsyeja e katërt lidhet me narko-dilerët kroatë, të cilëve, sikurse pretendohet, bashkëshortja e Pukaniçit u kishte para borxh, por, ndërkohë, nuk duhet të harrohet se "Nacionali" ka botuar para disa kohësh karikatura të profetit Muhamed që, sikurse dihet, shkaktoi një tërbim të madh midis myslimanëve në botë.
Lindja pyetja se çfarë lidhjeje ka vrasja e tij (Pukaniçit) me vrasjen e Ivana Hodakut? Puna është se në një serë shkrimesh sensacionalë, të botuar nga Pukaniçi në "Nacional", si dhe në shkrimin e botuar mbas vrasjes së saj, ajo cilësohej si fajtore për prishjen e një afere shumëmilionëshe eurosh, ku, sikurse thuhet, ishin përfshirë gjenerali i arrestuar Zagorec dhe avokati i tij Zvonimir Hodak, i ati i Ivanës. Po ashtu, dihet se Ivo Pukaniçi nuk e fshihte miqësinë e tij me Hrvoje Petraçin dhe disa figura të tjera të "botës së nëndheshme" të krimit të organizuar. Në prill të këtij viti, Pukaniçi denoncoi në polici një atentat të dështuar kundër tij. Sipas Pukaniçit, një person i ishte afruar dhe i kishte drejtuar pistoletën, por, në momentin e fundit, kur ai kishte dashur të qëllonte, pistoleta kishte ngecur dhe se ai, gjoja vetë, e kishte mposhtur sulmuesin. Policia kroate nuk e konfirmoi kurrë historinë e tij për atentatin e dështuar, por, sidoqoftë, i siguroi shoqërim policor, të cilin ia hoqi para afro dy muajsh.
Arsyet
E para: Ivan Hodak
E dyta: Mafia malazeze e cigareve
E treta: Tregtarët kroatë të armëve
E katërta: Narko-mafia
E pesta: Karikaturat e profetit Muhamed
Kroaci
Në pranga, 10 persona për vrasjen e gazetarit
Dhjetë persona, tetë kroatë dhe dy serbë u arrestuan pasi janë dyshuar për pjesëmarrje në atentatin ku humbi jetën gazetari i të përjavshmes së pavarur "Nacional", Ivo Pukaniç, u bë e ditur nga burime të policisë kroate. "Katër persona u arrestuan dje në rajonin e Vukovarit dhe të tjerët u morën në pyetje në Zagreb", deklaroi zyrtari i policisë, Krunoslav Borovec. "Bëhet fjalë për persona shumë të rrezikshëm, të lidhur me grupet kriminale. Dy të dyshuar dhe dy policë u plagosën lehtë gjatë operacionit", theksoi ai. Policia ushtroi kontroll dje në shtëpitë e të dyshuarve për gjetjen e provave të tjera që tregojnë pjesëmarrjen e tyre në atentat. Ky është atentati i parë që është drejtuar kundër përfaqësuesve të medias, ndërkohë që kryeqyteti kroat është përfshirë, kohët e fundit, nga një valë sulmesh me karakter mafioz.