Ushtria, incident me maqedonasit
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë, pavarësisht nga përpjekjet, të paktën në pamje të jashtme, që bëjnë këto dy vende për rregullimin e tyre, po njohin acarime të reja, megjithëse edhe bashkësia ndërkombëtare ka marrë përsipër rolin e ndërmjetëses paqëtuese. Kështu, duke pasur si gjithnjë në bazë mosmarrëveshjen greko-maqedonase për emrin e Maqedonisë, incidente të herëpashershme me karakter të dukshëm nacionalisht po i helmojnë edhe më tej marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve fqinje. Benzinë zjarrit kësaj here i hodhi ushtria greke. "Djemtë tanë presin vetëm urdhër" dhe "Maqedonia është greke" ishin thirrjet, me të cilat ushtria greke përshëndeti udhëheqjen e vet ushtarake dhe shtetërore, me në krye Presidentin Karolos Papulias, në paradën ushtarake që u zhvillua këto ditë në qendër të Selanikut, me rastin e festës kombëtare greke, "Ohi".
Athina zyrtare, deri tani nuk i ka komentuar thirrjet e komandove (forcave speciale) greke. Mediumet greke, nga ana e tyre, venë në dukje se këto thirrje që u lëshuan në publik krijuan një situatë të pakëndshme në tribunën e miqve zyrtarë, midis të cilëve ndodheshin gjithashtu ministri grek i Mbrojtjes dhe funksionarë të tjerë të lartë nga tetë vende ballkanike. Sidoqoftë, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Konjanovski, nuk ndodhej midis të ftuarve. Gazeta "Kathimerini" shkroi se ministri grek i Mbrojtjes, Meimarakis, i kishte dërguar homologut të tij maqedonas ftesë për të marrë pjesë në këtë paradë ushtarake, porse ajo, sipas gazetës, ishte refuzuar nga pala maqedonase. Ministria maqedonase e Mbrojtjes as nuk e konfirmoi dhe as nuk e përgënjeshtroi këtë informacion.
Maqedonia, ndërkohë, ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj hedhjes së parullave ultranacionaliste antimaqedonase gjatë paradës ushtarake në Selanik. Në Ministrinë e Jashtme maqedonase thanë se fillimisht po presin pamjet e regjistruara të paradës ushtarake nga një burim përkatës, para se ajo të mbajë qëndrim. Nëse parullat e hedhura konfirmohen, atëherë me siguri, thuhet në qarqet politike maqedonase, që Maqedonia do t‘i paraqesë një notë proteste tjetër të fortë Greqisë, e cila do t‘i rendojë edhe më shumë marrëdhëniet maqedonase-greke, që edhe kështu janë në nivel mjaft të ulët. Vitin e kaluar, mbas një incidenti të tillë të ngjashëm, Greqia refuzoi një notë verbale proteste të MPJ-së maqedonase, me argumentimin se thirrjet nuk drejtoheshin direkt në adresë të Maqedonisë.