Bekham: “Pres telefonatën e Kapelos”Dejvid Bekham këmbëngul se ai do të jetë i gatshëm për miqësoren e Anglisë kundër Holandës, takim i programuar për në muajin gusht.

Dejvid Bekham këmbëngul se ai do të jetë i gatshëm për miqësoren e Anglisë kundër Holandës, takim i programuar për në muajin gusht. Ish-kapiteni i Anglisë tha: “Gjithkush e di se unë jam i gatshëm për vendim tim, qoftë kjo për një ndeshje miqësore apo një takim kualifikues”. Tashmë i mbetet trajnerit të “Tri luanëve”, Fabio Kapelos për të vendosur për të thirrur ish-lojtarin e Milanit. Bekam pati ditët e kaluara disa probleme me një grup tifozësh të Los Anxhelesit pasi anglezi kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Milani. Për këtë mesfushori 34-vjeçar u gjobit me 1000 dollarë gjobë.
E Shtune, 25 Korrik 2009