E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: “Ouen, dua 15 gola nga ty”“Majkëll ka shënuar tashmë shumë gola dhe unë shpresoj se ai ka akoma të tjerë. Nëse ai do të luajë 25 ndeshje do të shënojë të paktën 15 gola”, - tha Fergusoni.

Sër Aleks Fergusoni i vendosi Majkëll Ouenit një objektiv prej 15 golash në sezonin debutues të sulmuesit me fanellën e Mançester Junaitid. Ouen ishte blerja surprizë e “Djajve të kuq” pas shitjes së Kristiano Ronaldos dhe humbjes së Karlos Tevezit. Trajneri Ferguson parashikon se Ouen të aktivizohet në të paktën 25 ndeshje. “Majkëll ka shënuar tashmë shumë gola dhe unë shpresoj se ai ka akoma të tjerë. Nëse ai do të luajë 25 ndeshje do të shënojë të paktën 15 gola”, - tha Fergusoni. Mançester Junaitid është kampioni në fuqi i Premier League, kampionat ku do të aktivizohet edhe Lorik Cana në radhët e Sandërlendit.

E Shtune, 25 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›