"Big"-ët blindojnë kampionët
"Who is the next?" ("Kush e ka radhën?"). Kaka i tha "jo" Sitit, dhe tashmë mbi skuadrat evropiane fluturon fantazma
120 milionë eurosh e arabit. Pronari i Sitizens dëshiron një kampion dhe merkato mbetet në pritje të objektivit të radhës. Kush do të jetë? Në nivelin e Kaka janë vetëm dy emra: Mesi e Kristiano Ronaldo. Nuhatësit e momentit, Barcelona e Mançester Junajtid vrapojnë të ndërtojnë barriera. E para Barça. Drejtori sportiv, Beguiristain, i ka konfirmuar Mesit autorizimin për të marrë pjesë në Francë-Argjentina më 11 shkurt, edhe pse kanë një marrëveshje "olimpike, që përjashton miqësoret. Beguiristain shton se klubi ka ndërmend ta rrisë në 200 milionë euro klauzolën e prishjes së kontratës së Mesit, pasi aktualja është 150 milionë. Për të bërë këtë është e gatshme t‘i rrisë atij përfitimet, për ta hequr përfundimisht nga merkatoja. Mesi, i lidhur me Barcelonën deri më 2014, fiton sot 8 milionë euro në vit, plus një shifër në varësi të ndeshjeve që luan dhe të trofeve që fiton. Nga ana tjetër, Mesi ka deklaruar këto ditë se "askush nuk duhet të guxojë të më bëjë ofertë, pasi nuk jam në merkato". Pothuajse njësoj si Kristiano Ronaldo, i cili që prej vitit të kaluar është në axhendën e Real Madrid. Vetëm se tani Reali mund të synojë Kakanë në qershor. Tashmë është Fergusoni, i cili luftonte verën e kaluar dhe fitonte, duke e mbajtur "Topin e Artë" në shtëpi. Por ai nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë te skuadra e të njëjtit qytet. "Kristiano është lojtari më i mirë në botë, ka thënë trajneri i ‘Red Devils‘, nëse Kaka vlen 110 milionë euro, Ronaldo e Mesi duhet të vlejnë të paktën po kaq. Por nga momenti që ai është shpallur lojtari më i mirë i 2008, duhet të vlejë të paktën 135 milionë". Këto shifra ia bëjnë të vështirë jetën arabit...