E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakill O‘Nill, 15 herë në "All Star"

Gjithçka është gati. Pas
lojtarëve titullarë, NBA-ja ka
bërë publike edhe rezervat në
skuadrat e "Perëndimit" dhe
"Lindjes", për edicionin e 58-
të të "All Star Game". 30 trajnerët
e Ligës i dhanë Shakill
O‘Nill të drejtën që të marrë
pjesë për të 15-ën herë në
ndeshjen e yjeve: vetëm Karem
Abdul-Xhabar (19) ka më
shumë. "Shak" do të jetë pjesë
e skuadrës lindore, e përbërë
nga shumë yje ndërkombëtarë
si francezi Toni Parker,
gjermani Dirk Novitzki,
spanjoll Pol Gasol, kinezi Jao
Ming dhe Tim Dankan, që u
zgjodhën në formacionin titullar.
Shumë polemika ka pasur
për "përjashtimet" e
Karmelo Antoni dhe Stiv Nesh.
Ndërsa në perëndim janë tre
basketbollistët që debutojnë:
Davin Herris, Dani Granger e
Xhamir Nelson, lojtarë të Mexhik,
skuadra më e përfaqësuar
(sepse në ndeshje janë edhe
Hauard e Ljuis). Mungon
vetëm trajneri i Perëndimit, ku
garojnë Majk Braun e Stan van
Gandi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›