E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët: Beqaj nuk është i dëmtuar

Dëmtimi sërish i portierit të
Kombëtares kuqezi dhe
të Anothosisit në Qipro, Arjan
Beqajt rezulton një alarm fals.
Lajmi më i mirë për trajnerin e
përfaqësues tonë, Ari Han,
vjen nga ishulli i Mesdheut.
Një ditë më parë u përfol se
portieri shqiptar ishte dëmtuar
gjatë një stërvitjeje të
skuadrës së tij, gjë që e detyroi
të lërë seancën në mes për shkak
të një dhimbjeje në këmbë.
Madje u konsiderua si një
rikthim i shqetësimeve, që e
kishin mbajtur deri tani jashtë
fushës. Por pas kontrollit
mjekësor të bërë dje, rezultoi
se nuk kishte asgjë të vërtetë.
Sipas "Sigmalive.com", që i referohej
faqes zyrtare të klubit
të Anorthosisit, Beqaj iu nënshtrua
rezonancës manjetike,
e cila tregoi se portieri nuk
kishte asgjë shqetësuese dhe
po dje ai iu bashkua skuadrës
për t‘ju rikthyer sërish stërvitjes
me ritëm të plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›