E Diel, 1 Nëntor 2026

Studim i FIA-s për sistemin e medaljeve

FIA ka publikuar rezultatet e
një analize të bërë për të
studiuar mundësinë e futjes në
Formula 1 të sistemit të medaljeve.
Propozimi i Bernie Ekleston
merr shtysë nga Olimpiada,
ku jepen medalje ari,
argjendi e bronzi për fituesit në
pod. Një premio që në fund të
sezonit do të kurorëzonte kampion
bote atë që ka më shumë
medalje ari. Sistemi nuk do të
mbështetet më te pikët, por te
garat e fituara. Analiza e FIA-s
demonstron efektet, që do të
kishte ky sistem në botërorët e
kaluar, duke përmbysur tituj
dhe klasifikime. Kështu do të
ndryshonte rezultati i 37 kampionateve
nga 59, ndërsa kampion
i botës do të ishte i ndryshëm
në 13 raste. E thënë ndryshe,
do të bëheshin kampionë
bote Stirling, Moss, Didier Pironi
e Felipe Masa. Për kuriozitet,
me sistemin e medaljeve Alain
Prost do të fitonte 5 tituj në
vend të 4 të tillëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›