E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, katër të vdekur nga aktet e dhunës në vend

BAGDAD- Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur sot në Irak nga aktet e dhunës, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Në Bagdad, një person mbeti i vdekur pas shpërthimit të një bombe të vendosur në automjetin e tij", theksuan burimet zyrtare irakiane.

Pranë Bajit, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit, dy anëtarë të një milicie humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

"Një fermer u vra në fermën e tij pranë Bakubas, në verilindje të kryeqytetit", shtuan burimet zyrtare vendase.

Një ushtar u plagos gjithashtu nga shpërthimi i një bombe në perëndim të Kirkukut, në veri të vendit.

Muaji i Ramazanit ishte veçanërisht i përgjakshëm në Irak me mbi 800 të vdekur.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›