Thaçi: Zgjidhja e vetme është zbatimi i plotë i marrëveshjes
PRISHTINË- "Zgjidhja e vetme është zbatimi i plotë marrëveshjes së Brukselit të 19 prillit", tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur sonte për procesin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, pasi fillimish u shpreh se, ka opinione të ndyshme që paraqiten qoftë në Prishtinë apo në Beograd.
“Është kohë vere dhe ka pasitivet, ndërsa unë jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur. Askush nuk do të mund t’i ikë përgjegjësisë së marrëveshjes ndërkombëtare të 19 prillit për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të rajonit, për zbatimin e plotë të asaj axhende. Prandaj, pavarësisht nga deklarimet e Beogradit, unë dua të shpresoj fuqishëm se Serbia do t’i marrë përgjegjësitë për zbatim dhe do t’i ralizojë në praktikë”, theksoi ai.
Në një intervistë televizive në RTK, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përcjellë nga afër gjithë këtë proces. “Sa i përket Qeverise së Kosovës, i ka kryer të gjitha obligimet, në kuadër të kësaj edhe Parlamenti i Kosovës. Prandaj, pres në ditët e ardhshme që gjerat të lëvizin më shpejtë, më mirë dhe në mënyrë edhe më cilësore”, tha Thaçi.
Takimi i ardhshem, i raundit të 15-të, i kryeministrave të Kosovës e Serbisë në Bruksel është planifikuar të mbahet në javën e fundit të gushtit.
(m.a/ata/BalkanWeb)