E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremlini: Takimi Obama-Putin nuk do të zhvillohet

MOSKË - Asnjë takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Barack Obama nuk do të zhvillohet pas samitit të "G 20"-ës, në shtator, në Shën Petërburg, u shpreh sot këshilltari diplomatik i Kremlinit, Iouri Ouchakov.

"Një vizitë e presidentit Obama në Moskë ishte planifikuar. Kjo vizitë nuk do të zhvillohet, ndërsa takimi në Shën Petërburg, nuk ishte planifikuar", deklaroi Ouchakov. 

Presidenti amerikan, Barack Obama vendosi të anulojë samitin me homologun e tij rus, Vladimir Putin të planifikuar në fillim të shtatorit, në Moskë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë duke shtuar se vendimi u morr për shkak të mungesës së "progresit" në marrëdhëniet ruso-amerikane.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›