Autizmi
Autizmi eshte nje diagnoze e hasur ne nje numer cuditerisht gjithnje e me te madh femijesh. Ajo karakterizohet nga perseritja e vazhdueshme e veprimeve nga ana e femijes dhe deshira e tij e vazhdueshme per te qene i izoluar. Shpesh prinderit tentojne qe te krijojne ura lidhese me femijet e tyre edhe pse kjo eshte nje ndermarrje shume e veshtire dhe kerkon mjaft dedikim dhe kohe.
Djali im i madh ka lindur ne vitin 2001. Ai ka qene nje femije qe luante vazhdimisht me tamburin e vet. Kur ishte 5 vjec ne nisem qe te benim foto se bashku per tu perpjekur qe te ndertonim ura komunikimi dhe emocionale me njeri-tjetrin kjo sepse im bir sapo ishte diagnostikuar me autizem. Atehere une u perpoqa qe te gjeja menyra per ta kuptuar me mire djalin tim dhe nuk kam reshtur kurre se kerkuari krijimin e nje lidhjeje me tim bir.
Echolilia eshte nje term qe perdoret ne komunitetin e autisteve dhe u referohet sjelljeve tipike te femijeve autiste sjelljeve te perseritjes se vazhdueshme te te njejtit veprim dhe mbylljes ndaj botes. Une mendoj se fotografia e perbashket eshte nje menyre per te krijuar ura lidhese mes ketyre femijeve dhe pjeses tjeter te botes.
Kur bashkepunojme se bashku ndonjehere jam une qe e drejtoj punen here te tjera eshte im bir dhe shpesh ai me befason me gjetjet e tij te papritura. Pasi kemi bere foto ulemi se bashku per te pare pamjet e fiksuara dhe i shohim nga kendveshtrime te ndryshme. Krijimtaria ve ne levizje mekanizma te panjohur te botes emocionale te nje femije dhe mund te beje mrekullia.
Por per shkak te diagnozes qe ka im bir here pas here tenton qe te ndahet nga realiteti dhe te vecohet si ne kete rast kur per te realizuar nje gje te tille ka vendosur ne koke kete kosh letrash. Brenda tij ai eshte ne mbreterine e panjohur per mua dhe me duhet qe te pres disa kohe derisa im bir serish te kete deshire ta ndaje me te tjeret boten e tij. Edhe pse kjo ndodh fatkeqesisht radhe.
Nje nga tiparet e autizmit ose me mire tipari me i dukshem dhe i konstatueshem eshte te perseriturit ne menyre te vazhdueshme te veprimeve te caktuara qe ndonjehere mund te jene edhe fraza te caktuara qe nje femije me nje diagnoze te tille i perserit pa u lodhur me nje kembengulje te rralle dhe shpesh edhe befas ne mesin e nje bisedimi qe nuk ka te beje me ate qe perseritet vazhdimisht. Gjithcka nis si nje impuls jo si nje permbledhje mendimesh te shprehura. Gjithcka perseritet ne menyre ekzakte me te njejtin ton dhe te njejten menyre dhe mbi te gjitha krejtesisht pa kuptim.
Im bir nuk eshte nje autist tradicional. Ai ka nje fjalor shume te pasur shkon ne nje shkolle publike dhe merr nota te mira por ne momente te caktuara duket qarte qe eshte ne linja te ndryshme.
Nje nate Krishtlindjesh im bir kishte deshire qe te ndiznim zjarrin ne vatren tone. Une mora dru dhe ai e ndezi ne menyre te vazhdueshme zjarrin disa here rresht ndersa une rrija e ndiqja ne gjithe kete perseritje. Ne nje moment ai pa nje dru qe i pelqeu per nga forma me te cilin u afeksionua menjehere dhe e mori prane vetes duke u perpjekur qe ta perkedhelte. Ndersa rrinte me copezen e drurit me tha qe kete moment ta fiksoja ne aparat.
Kjo eshte nje tjeter foto qe e kam bere me kembenguljen e tim biri i cili donte qe te shtrihej brenda kesaj kutie plastike i teri i zhveshur dhe ne kete pozicion gjysme embrional. Per mua eshte nje nga me te bukurat sepse me kujton kohen e lumtur kur une dhe ime shoqe prisnim djalin tone te pare te vinte ne jete.