E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton reformën shëndetësore


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan ka miratuar reformën e kujdesit shëndetësor me shumicën demokrate që i ka dhënë fitoren presidentit Barak Obama mbi prioritetin e tij kryesor të politikës së brendshme. Dhoma e Perfaqësuesve miratoi mbrëmjen e vonë të së dielës projektligjin e miratuar më parë nga Senati me 219 vota pro dhe 212 kundër. Pakica republikane ishte unaniminsht në opozitë, nderkohë që atyre ju bashkuan 34 demokratë në votimin kundër. 216 vota ishin të nevojshme për miratimin e reformës. Presidenti Obama e vlerësoi miratimin nga dhoma e përfaqësuesve. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë ai tha se votimi i jep përgjigje lutjeve të njerëzve të pasiguruar. Legjislacioni do të ofrojë siguracione shendetësore për 32 milion amerikanë që nuk e kanë atë. Kritikët thonë se ndryshimet do të rrisin koston e kujdesit shëndetësor dhe po ashtu do të shtojë nderhyrjet e qeverisë në vendimet për shëndetin. Presidenti Obama tha se projekligji i miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve nuk do të ndreqë gjithçka që ka probleme në sistemin amerikan të kujdesit shendetësor, por e çon vendin në drejtimin e duhur. Obama siguroi shumicën për legjislacionin në fjalë duke arritur një marrëveshje me disa demokratë që ishin të shqetësuar se legjislacioni do të inkurajonte abortet. Zoti Obama i plotësoi kushtet grupit duke lëshuar një urdhër ekzekutiz që riafirmonte kufizime në fondet federale për abortin. Dhoma e Përfaqesueve po ashtu miratoi një projektligj tjetër ndryshimesh ndaj masës së miratuar nga Senati. Ndryshimet do të merren në konsideratë nga Senati nën rregullat që kërkojnë vetëm një shumicë të thjeshtë nga asambjela prej 100 anëtarësh për tu miratuar. Demokratët kanë 59 vende në Senat. Kundërshtarët nderkohë kanë hartuar planet për të sfiduar ligjin në gjykatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›