E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belami godet tifozin me grusht

Sulmuesi i Mancester Siti, Kreg Belami ka goditur me grusht nje tifoz, pas ndeshjes, duke shkaktuar polemika te tjera, pas veprimit te pahijshem te Adebajorit, nje jave me pare. Belami eshte fotografuar ne momentin kur ka goditur tifozin, ne perfundim te ndeshjes dhe kjo ngjarje ka hapur debate te tjera per sjelljet e pahijshme te lojtareve profesioniste te Premier Liges. Mancester Siti eshte mundur nga Junajtid, ne derbin e ketij qyteti, me rezultatin 4-3, duke pesuar nje humbje qe duket se ka nervozuar lojtarin qe nuk e ka kontrolluar veten, duke reaguar ashper me tifozet. Ne ndeshjen me Arsenalin, Adebajor goditi me shkelm ne fytyre Robi Van Persin, goditje qe solli polemika dhe denoi per tre jave sulmuesin nga Premier Liga.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›