Policët: Ligji i pensioneve mohon gjithë të drejtat tona
Ligji për Sigurimin Shoqëror Suplementar ka sjellë jo vetëm analiza ekonomike të specialistëve të policisë për të mbrojtur veten nga ky diskriminim, por edhe relacione të ndryshme, ku një prej tyre është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë relacion, specialistët e policisë, që janë plotësisht në kundërshtim me këtë ligj, kanë argumentuar se ka shkelje, që nga ato ekonomiket, e deri tek ato antikushtetuese. Një kopje e këtij relacioni është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku policia pret që ajo me verdiktin e saj të hedhë poshtë këtë ligj. Madje, në ankimimin e dërguar, bashkë me Avokatin e Popullit, policia, e përfaqësuar nga sindikata e saj, ka kërkuar që fillimisht të bëhet pezullimi i tij, deri në shqyrtimin e plotë të këtij ligji. Pezullimi i ligjit është kërkuar me qëllim që efektet ekonomike mos të ndihen te punonjësit e policisë të dalë në reformë, që trajtohen me pagesë kalimtare, pasi ky ligj, në kundërshtim me ligjet e tjera, ka fuqi prapavepruese.
Sipas të dhënave të policisë, në relacionin për ligjin "Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve..., në Republikën e Shqipërisë", janë përcaktuar një sërë shkeljesh të studiuara e të bazuara që nga konventat ndërkombëtare e deri te Kushtetuta e Shqipërisë. Që në fillim, juristët e policisë, e cilësojnë ligjin antikushtetues. "Fryma, mesazhi, përmbajtja dhe pasojat që sjell, janë në shkelje të plotë, të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut", deklarohet në relacion, duke u shpjeguar edhe cenimet përkatëse. Sipas specialistëve, ligji për pensionet cenon një të drejtë të fituar me ligj, e cila nuk mund të shpërbehet, apo të mohohet. "Gjithashtu, ligji ka fuqi prapavepruese. Asnjë ligj nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, përveçse kur përmirëson liritë dhe të drejtat e siguruara më parë me ligj", citohet më tej në relacionin e policisë. Veç këtyre, shpjegohet se ky ligj unifikon të drejtat që burojnë nga puna dhe vështirësia në punë, roli dhe grada në hierarkinë e strukturave të shërbimit. "Në asnjë shtet, veçanërisht në shtetin e së drejtës, të drejtat ekonomike nuk mund të unifikohen, të barazohen, aq më keq të diskriminohen", vazhdon relacioni.
Sipas të dhënave, ligji abuzon edhe me shtetin e së drejtës. "Njeriu nuk mund t‘i kënaqë plotësisht aspiratat e tij veçse në një rend shoqëror të drejtë dhe që për pasojë ka rëndësi kapitale, përshpejtimi i progresit shoqëror dhe ekonomik. Progresi dhe zhvillimi në fushën shoqërore duhet të synojnë ngritjen e vazhdueshme të nivelit të jetesës materialo-shpirtërore të të gjithë anëtarëve të shoqërisë", citojnë specialistët e policisë sipas ligjeve në fuqi. Një tjetër pikë e rëndësishme në relacion është edhe ajo për konventat e ratifikuara. Për këto konventa, aty theksohet se ligji i Sigurimeve Shoqërore Suplementare tallet me to. "Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore janë të pandara. Po ashtu është e pamundur të gëzohen të drejta civile dhe politike pa të drejta ekonomike, shoqërore e kulturore. Një përparim i qëndrueshëm në rrugën e zbatimit të të drejtave të njeriut supozon një politikë kombëtare dhe ndërkombëtare racionale e efikase zhvillimi ekonomiko-shoqëror". Ndërkaq, një tjetër pikë e diskutuar e ligjit është ajo e përdorimit të metodës së selektimit në trajtimin e grupeve të ndryshme shoqërore. Sipas specialistëve, duhet që të gjitha të drejtat e njeriut dhe të gjitha liritë themelore të jenë të pandashme dhe të ndërvarura. "Realizimit, nxitjes dhe mbrojtjes së të drejtave civile, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, duhet t‘u kushtohet një vëmendje e barabartë dhe duhen trajtuar me një urgjencë të barabartë", përfundon relacioni.