E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania i bën thirrje Edvinit të kthehet në parlament, pasi bojkoti po dëmton jo vetëm PS, por edhe reformat

Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt ka vlerësuar në një intervistë mediatike zgjedhjet si më të arrirat që janë mbajtur në Shqipëri, ndërkohë që i ka bërë thirrje PS që të kthehet në Kuvend, aty ky është “institucioni më i mirë i dialogut politik konstruktiv”, por edhe për shkak se duhet një shumicë e cilësuar për reformën e drejtësisë, që aq shumë i duhet Shqipërisë

Progres, ka evidentuar në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 edhe Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt, ndërsa ka sugjeruar hyrjen e opozitës në Kuvend, duke bërë të ditur se ky është institucioni më i mirë për debate konstruktive. Duke mos lënë pa përmendur edhe disa probleme që lidhen kryesisht me atë pjesë të raportit ku flitet mbi procesin e numërimit të votave apo dhe rregullave të zhvillimit të fushatës elektorale, Bernd Borchardt i vlerëson përgjithësisht zgjedhjet, sikurse edhe vlerësimi i bërë nëpërmjet raportit përfundimtar të vëzhguesve të OSBE ODIHR. 

Ambasadori sugjeron një zgjidhje në Kuvend të problematikës që lidhet me zgjedhjet. Borchardt u kujton partive politike që krahas ndryshimeve në ligjin e zgjedhjeve nevojitet shumica e cilësuar edhe për reformën në drejtësi.

Borchardt bën një vlerësim të kushteve të vendosura nga opozita për pjesëmarrje në kuvend si dhe qëndrimit të mazhorancës në këtë drejtim. Kryeministri Berisha i ka cilësuar të paligjshme disa nga kushtet e opozitës siç është ai për rinumërimin e kutive për disa zona zgjedhore. Berisha ka theksuar se partitë politike nuk mund të marrin rrolin e gjykatësit në kushtet kur mbi procesin kanë thënë fjalën e tyre si KQZ ashtu dhe Kolegji Zgjedhor.

Përfundimi i zgjedhjeve dhe publikimi i raportit të OSBE ODHIR sjell një tjetër zhvillim të rëndësishëm atë të shqyrtimit të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Gjermania është një mbështetëse e fuqishme e integrimit të Shqipërisë në BE, një qëndrim që diplomati i lartë gjerman, e ilustron dhe me mbështetjen financiare në rritje, akorduar vendit tonë. Viti i fundit ka shënuar një rritje me 100 milion euro të mbështetjes financiare, duke e çuar volumin e përgjithshëm në 1 miliard euro. Në 2009 është dyfishuar dhe numri i bursave të vendosura në dispozicion të shtetasve shqiptarë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›