Belgët për Januzajn: Shqiptarët po punojnë me mend

Mediat belge e kanë vlerësuar në masë të madhe iniciativën për të bindur Adnan Januzajn për të pranuar Kombëtaren Shqiptare.
Mediat belge kanë thënë se shqiptarët kanë punuar me mend për të bindur Januzajn, duke e vlerësuar si të "vdekur" interesimin e belgëve që Januzaj të veshë fanelën e Belgjikës.
Një televizion belg ka publikuar disa nga thirrjet e bëra në rrjetet sociale që Januzaj të veshë fanelën e Shqipërisë.
Sipas disa burimeve nga Belgjika, Januzaj do të vendosë se për cilën kombëtare do të luaj, vetëm pasi të përfundoi ky edicion i saponisur me Manchester United./Indeksonline/