E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarohet Tata, për zëvëndësimin e Messit

Tata Martino ka dhënë një deklaratë para ndeshjes finale për kupë me Athletico Madridin. Tata është sqaruar në këtë deklaratë edhe për zëvëndësimin e Messit në ndeshjen ndaj Levantes.

"Te unë si trajner ndikon shumë bindja e lojtarëve. Para secilës ndeshje unë bisedoj me lojtarët e mi. Me Messin e diskutuam edhe zëvëndësimin e tij. Ai e kupton se nganjëherë është e nevojshme për të lëshuar ndeshjen. Sa i përket finales kjo ndeshje do të jetë e para për mua që do të luhet në orën 23. Skuadra duket e motivuar për fitore dhe ky do të jetë misioni i jonë" deklaroi Tata./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›