Në Afganistan rikthehet futbolli pas 10 viteve

Është festë e madhe në Kabul për rikthimin e futbollit ndërkombëtar pas 10 vitesh pushimi. Gjashtë mijë spektatorë mbushën shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen miqësore mes Afganistanit dhe Pakistanit. Takimi u fitua nga të zotët e shtëpisë me rezultatin 3-O.
Kjo ndeshje kishte si qëllim shuarjen e tensioneve politike mes dy popujve.