Riadi i ofron ndihmë Izraelit
Arabia Saudite ka kryer disa prova për të hequr mbrojtjen e saj ajrore, në mënyrë që t’i lejojë hapësirë dhe mundësi Izraelit të ulë aeroplanët e tij, në rast se dëshiron të bombardojë uzinat bërthamore të Iranit.
Në javën që Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit, burime të ndryshme kanë bërë të ditur se Riadi ka rënë dakord që t’i lejojë Izraelit të përdorë një korridor të ngushtë të hapësirës së vet ajrore, për të shkurtuar distancën në bombardimin e Iranit.
Sipas burimeve, sauditët i kanë dhënë leje Izraelit që të kalojë dhe të kryejë të gjitha veprimet në hapësirën e lirë ajrore. Kjo është bërë pa një marrëveshje paraprake me SHBA-në.
Burimet në Arabinë Saudite bëjnë të ditur se Riadi do të bëjë ç’është e mundur që t’i mundësojë lehtësira Izraeli,t nëse ky do të vendosë të sulmojë Iranin.
Të dyja vendet, edhe pse kanë disa mosmarrëveshje mes tyre, ndajnë të njëjtën armiqësi ndaj Iranit dhe frikën për ambicien e tij bërthamore.
Në anën tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka justifikuar sot vendimin e qeverisë së tij për të mos lejuar depërtimin e ndihmave në Gaza, pasi sipas tij atje dërgohen edhe armë.
Megjithatë, kreu i qeverisë hebrenje u shpreh i gatshëm për të lejuar kalimin e një ndihme humanitare.
"Principi i politikës tonë është i qartë. Ai ka të bëjë me pengimin e hyrjes së armëve dhe materialeve të luftës në Gaza dhe lejimin e ndihmave humanitare dhe mallrave që nuk përdoren për qëllime ushtarake'', theksoi Netanjahu në hapje të këshillit të ministrave.