Mungojne avokatet, deshton seanca e "Bandes se Durresit"
Deshton seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te 17 te pandehurve te "Bandes se Durresit". Edhe pse Gjykata e Krimeve te Renda vendosi te nise procesin pas rrezimit te kerkesave te disa prej te ndaluarve per ndryshim te trupit gjykues, dita e djeshme ka shenuar nje tjeter shtyrje. Shkak eshte bere mungesa e avokateve mbrojtes te kater prej 17 te pandehurve te kesaj ceshtjeje, te cilet nje jave me pare, kur u percaktua dita e gjyqit, u shprehen se nuk do te ishin te pranishem per shkak te impenjimeve te tjera. Per shkak te mungeses se tyre u vendos nga trupi gjykues shtyrja e seances per te enjten e ardhshme dhe pezullimi i afateve te paraburgimit per 17 te pandehurit. Gjyqtari kryesues Gurali Brahimllari, u deklaroi avokateve se seancat per "Banden e Durresit" do te zhvillohen dy here ne jave, perkatesisht te henen dhe te enjten, per shkak te zvarritjeve. Dosja ne ngarkim te te pandehurve te "Bandes se Durresit", mes te cileve dy te akuzuarit si drejtues te saj, Lulzim Berisha e Indrit Dokle, mberriti 9 muaj me pare ne gjykate, por vetem nje seance me pare u be i mundur leximi i kerkeses per gjykim nga ana e perfaqesuesve te akuzes. Prokuroria ka thirrur 192 deshmitare, mes te cileve persona te njohur si vellai i ish-kryetarit te bashkise Durres, Leonard Koka, mikesha e Berishes, Fiorentina Kotorri, kundershtaret e tij Leonard Murataj e Erald Bajramaj dhe i penduari i dosjes, Adriatik Coli.
R.Caushaj
R.Caushaj