E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika: Në vitin 2010 hiqen vizat për shqiptarët

Bruksel, 29 korrik - Kryeministri i Belgjikës, Yves Leterme shprehu sot bindjen e thellë për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për heqjen e vizave me vendet Shengen gjatë Presidencës belge brenda vitit 2010, si dhe siguroi mbështetjen ndaj Shqipërisë edhe për anëtarësim dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Deklarata e Kryeministrit të Belgjikës Yves Letermen u bë sot në Bruksel, gjatë një takimi që ai pati me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

 “Siç e dini ka pasur një mision teknik në Shqipëri, që ka hetuar le të themi në terren, tani po presim për raportin e atij misioni teknik. Ne shpresojmë se raporti do të jetë pozitiv, kështu që procedura legjislative e procesit, e ashtuquajtura procedura e vendimit që çon në lëvizjen pa viza të finalizohet në muajt e ardhshëm”, tha Leterme.

Diskutimet mes dy kryeministrave u përqendruan edhe në zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti për Kosovën pas vendimit të GJND-së, ku kryeministri i Belgjikës ripohoi mbështetjen e plotë të deklaratës së përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›