E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika asistencë Ministrisë së Drejtësisë

Kjo u theksua sot nga kreu i kësaj ministrie, Eduard Halimi, gjatë një takimi që zhvilloi me kryetarin e Komitetit të Drejtimit të Shërbimit Publik Federal të Drejtësisë në Belgjikë, Alain Bourlet. Takimi u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve dhe në vijim, me rastin e nënshkrimit të Planit të Veprimit sipas Protokollit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Federale të Drejtësisë Belge.

Planveprimi parashikon trajnimin e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, prokurorëve  dhe gjyqtarëve mbi zbatimin e Protokolleve Shtesë të Konventës Evropiane për Ndihmë të Ndërsjellët Juridike në Fushën Penale, mbi "Konventën Evropiane të Ekstradimit"  dhe Protokolleve Shtesë të saj. 

Sjellja e eksperiencës belge do të jetë shume e vlefshme për sa i takon zbatimit në praktikë të Konventës Evropiane mbi Transferimin e Procedimeve Penale, të Konventës për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit (8/11/1990) si dhe rregulloret që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Trajnimi do të përfshijë edhe fushën civile, kryesisht  zbatimin e Konventës së Hagës mbi njoftimin dhe dorëzimin dhe e akteve gjyqësore e jashtëgjyqësore në fushën civile e tregtare.  Asistenca belge do të ofrohet gjithashtu në administrimin e të dhënave  të dosjeve të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, duke  përfshirë  edhe aspektin  informatik dhe sistemin e mbajtjes së të dhënave. /Start/

                                                                                             2012-04-23 14:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›