Nis gjykimi për Dritan Priftin dhe Leonard Beqirajn

Në seancën e sotme, avokatët kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se ka mungesë provash në këtë drejtim.
Në fillim të marsit, Prokuroria e Përgjithshme depozitoi dosjen hetimore në gjykatë ndaj Priftit dhe Beqirajt në lidhje me një video të filmuar midis tyre, ku shpërndahej një shumë prej 70 mijë eurosh në zyrat e shtetit. Në dosjen e dërguar në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme shpjegon se më 11 shkurt 2011 mori përgjigje nga specialisti amerikan Glen Bart për ekspertizën e lap-topit të Dritan Priftit. Sipas Prokurorisë, hetimi i mëtejshëm mbi raportin e specialistit amerikan konfirmoi me prova shkresore dhe dëshmitarë akuzën e korrupsionit pasiv në pranimin e 70 mijë eurove nga ana e dy zyrtarëve.
“… Fillova analizimin e kameras/orës. Ndërsa aksesova memorien e brendshme të aparatit, konstatova se në aparat kishte qenë një video, e cila më pas ishte fshirë, të cilën unë isha në gjendje ta gjurmoja. Më poshtë gjeni informacionin e lidhur me këtë dosje/dokument. Ajo është shkruar së fundmi: 11/03/10, 05:30:00 të mbrëmjes, unë e rikuperova dokumentin dhe pashë më pas përmbajtjet. Materiali është në një vend tjetër video ndërmjet të dy burrave që flasin me njëri-tjetrin, por këtë herë ata janë në një vend tjetër. Kjo dosje jepet në DVD-në që shoqëron këtë raport. Po ashtu, bëra kërkime në përpjekje për të gjetur një burim nga ku është marrë kamera/ora.
Gjatë kërkimeve të mia, konstatova se aparatura (ora) kishte qenë në shitje në një faqe interneti. Pas pozicionimit të të gjitha dosjeve në aparaturat periferike, më pas fillova të rishikoja përmbajtjet në hard drive-in e kompjuterit portabël. Procesi i parë ishte të përcaktoja nëse mund të gjeja pozicionimin e të tria dosjeve që gjendeshin në USB, të ruajtura gjithashtu dhe në hard drive-in e kompjuterit. Isha në gjendje të përcaktoja pozicionimin e tyre…
Pasi konfirmova se si në USB dhe në kompjuterin portabël ishin ruajtur të njëjta dosje/dokumente, më pas konfirmova se USB-ja dhe kamera/ora ishin lidhur me kompjuterin portabël. Për ta bërë këtë gjë, kontrollova USB-të e lidhura te regjistri dhe pashë se të dyja ato ishin lidhura me kompjuterin portabël”, thuhet në raportin e ekspertit amerikan. /Start/
2012-04-23 15:33