E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona, FMN-ja kërkon reforma të guximshme

Me anë të një komunikate, FMN-ja thotë se eurozona 17-kombëshe duhet të bëjë reforma të mëdha strukturore në mënyrë që të rrisë besimin dhe rritjen ekonomike.

Të premten, takimi vjetor i trupës globale mori premtime nga një sërë vendesh për të rritur aftësitë likuide në 430 miliardë dollarë.

Shefja e FMN-së, Kristine Legarde tha se paratë nuk janë vetëm për Eurozonën.

Në komunikatën e FMN-së, thuhet se “progresi i vazhdueshëm, sigurimi i stabilitetit buxhetor, sigurimi i stabilitetit financiar dhe ndërmarrja e reformave të guximshme strukturore, do të jenë vendimtare për të rritur besimin dhe produktivitetin në Eurozonë”. /Start/F. P/

                                                                                             2012-04-23 14:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›