Belgjika do të bëjë zero tarifat e disa kategorive të vizave me Shqipërinë
Kryeministri Berisha priti dje në një takim ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Karel De Gucht dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Ministri belg ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në punimet e Forumit të Crans Montanës, që zhvillohet gjatë tre ditëve në Tiranë. Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen ministrit belg, si dhe shprehu edhe njëherë kënaqësinë për mikpritjen e rezervuar nga Kryeministri belg Letermme, gjatë vizitës së Kryeministrit Berisha në Belgjikë. Gjithashtu, Kryeministri u shpreh i kënaqur që ministri belg vizitonte Shqipërinë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë biznesmenësh që kanë treguar interes për të investuar në Shqipëri. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare po ndërmerr reformat e duhura për të krijuar një klimë sa më të favorshme për biznesin. Kryeministri Berisha vlerësoi mbështetjen belge për Shqipërinë, në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në proceset për integrimin në Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm belg De Gucht, pasi falënderoi kryeministrin për mikpritjen në vizitën e tij të dytë në Shqipëri, që pas vitit 2006, vlerësoi progresin e madh që Shqipëria ka bërë në fusha të ndryshme. Ai nënvizoi se vizita e tij në Shqipëri është shumë e rëndësishme, ndërsa u shpreh se të gjithë ministrat e Jashtëm të BE-së duhet të vizitojnë Shqipërinë dhe mbarë rajonin, për të krijuar ura lidhëse të rëndësishme me këto vende dhe për t’i paraprirë zgjerimit të BE-së. Kryeministri Berisha vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe janë të nivelit shumë të mirë, gjë që e tregon dhe lajmi i mirë që Kryeministri mori gjatë vizitës së tij në Belgjikë për hapjen e një zyre konsullore të këtij vendi në Shqipëri. Në këtë drejtim, Ministri i Jashtëm belg u shpreh se, pas fjalës së dhënë gjatë takimit të tij me Kryeministrin Berisha në Belgjikë, për të hapur zyrën konsullore belge në Shqipëri së shpejti, ky lajm i mirë do të shkojë edhe më tej, pasi ministria e Jashtme belge po punon që këtë zyrë ta kthejë në një Mision të Përhershëm diplomatik. Gjithashtu,.De Gucht theksoi se Belgjika do të ulë tarifat e përgjithshme për marrjen e vizave, si dhe do të çojë në zero tarifat për disa kategori të vizave. Në këtë kuadër, edhe Kryeministri Berisha u shpreh se Republika e Shqipërisë do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Belgjikë. Më tej, Ministri i Jashtëm i Belgjikës De Gucht theksoi se kohët e fundit është shtuar interesimi i kompanive të mëdha belge për të investuar në Shqipëri, në fushën e turizmit, energjisë, etj dhe për këtë ka pasur edhe takime në nivele të larta. Ndërsa, Kryeministri Berisha u shpreh i kënaqur që kompani të mëdha belge po tregojnë interes në zhvillimin e potencialeve hidrike të vendit, si dhe të prodhimeve të bitumeve, ndërsa i ftoi ata të tregojnë interes edhe për sektorin imobiliar në Shqipëri. Shqipëria, nënvizoi Kryeministri, po zbaton standarde liberale në ekonomi, duke vendosur taksën e sheshtë 10 përqind, thjeshtimin e sistemit të taksave, krijimin e “One Stop Shop”, në regjistrimin e biznesit, etj. Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, ministri i jashtëm De Gucht tha gjithashtu se qeveria belge ofron edhe eksperiencën e qendrave të saj mjekësore prestigjioze në trajtimin e djegieve, për kurimin e pacientëve me këto probleme. Ministri i Jashtëm belg theksoi më tej se Belgjika do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE. Në këtë funksion, Kryeministri Berisha siguroi se Shqipëria do të ndërmarrë çdo reformë thelbësore për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Në Shqipëri, ka një klimë shumë të mirë politike për të ndërmarrë reformat e duhura, për të ndryshuar imazhin vendit, klimë kjo që po vazhdon duke u faktuar së fundi edhe nga ndryshimet konstitucionale konsensuale, që ishin një moment thelbësor për të forcuar sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm i Belgjikës De Gucht u ndalën edhe në zhvillimet në rajon. Të dy palët vlerësuan si pozitive zhvillimet në Serbi, të cilat treguan se mesazhet e qarta të dhëna nga Evropa, janë dëgjuar nga qytetarët dhe politika serbe dhe se forcat pro evropiane në rajon, pas këtyre zhvillimeve, bëhen më të forta. Në takim, Kryeministri Berisha theksoi nevojën dhe rëndësinë e projekteve rajonale të Bashkimit Evropian në infrastrukturë, për të zhvilluar ekonomitë e vendeve të rajonit, duke u ndalur në Korridorin 8 dhe rolin që ai ka për zhvillimin e vendeve të rajonit. Ministri i Jashtëm belg e mbështeti me bindje mendimin e Kryeministrit Berisha për një nevojë të projekteve të mëdha evropiane në infrastrukturë dhe u shpreh se qeveria belge do të bëjë çdo gjë që ka mundësi për të inkurajuar projekte të tilla.
Basha-De Geucht: Qeveria belge do të mbështesë maksimalisht Shqip[ërinë deri në anëtarësimin e plotë të saj në BE/Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha priti dje në një takim homologun e tij të Belgjikës, z.Karel De Gucht. Gjatë takimit u disktuan çështje të marrëdhënieve dypalëshe me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, perspektiva europiane dhe euroatlantike e Shqipërisë, si dhe zhvillimet në rajon. Në një konferencë të përbashkët pas takimit, ministri i Jashtëm, Basha, u shpreh se “diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira që kemi midis dy vendeve tona, konkretizuar nga kontaktet e shumta në nivelin politik, duke sjellur në vëmendje edhe takimin e fundit midis ministrave që realizuam në Bruksel”. “I shpreha angazhimin e përbashkët për të intensifikuar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, zgjerimin dhe forcimin në veçanti në fushën ekonomike”, deklaroi ministri Basha. Biseda midis homologëve është fokusuar edhe në njohjen e zhvillimeve të fundit, në jetën politike në vend dhe reformat e ndërmarra qoftë mbi rezultatet e deritanishme në reformat elektorale, në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin si dhe angazhimin e mëtejshëm të qeverisë Shqiptare mbi këto reforma, duke i konsideruar ato shtyllën kurrizore të vendimit politik të marrë në Bukuresht në prill të këtij viti. “Gjithashtu, dhamë garancinë tonë kryesore për vazhdimin e përshpejtuar të rrugës sonë drejt integrimit me të drejta të plota në NATO dhe në BE”, nënvizoi Basha. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm belg, De Gucht, shprehu gadishmërinë dhe garantoi se do të mbështesë Shqipërinë, në këtë rrugë të vështirë, por të suksesshme drejt anëtarësimit në NATO, duke u shprehur se “ne besojmë se Shqipëria është tashmë pjesë e Europës dhe e konsiderojmë tashmë vendin tuaj si anëtare të BE-së, pavarësisht detyrimeve që ju keni deri në anëtarësimin e plotë të saj”. De Gucht theksoi gjithashtu se “unë besoj se është shumë e rëndësishme që të punohet seriozisht mbi detyrat e përcaktuara nga MSA dhe NATO, dhe për këtë unë ju garantoj se së bashku do të punojmë që edhe Shqipëria të jetë pjesë e BE-së me të drejta të plota”. Dy homologët folën edhe për mundësinë e hapjes së një zyre konsullore belge në vendin tonë, me qëllim lehtësimin e vizave dhe mundësinë e shkollimit të studentëve tanë në Belgjikë. Ministri i Jashtëm De Gucht do të marrë pjesë njëkohësisht edhe në Forumin e Crans Montanës me temë, “Shqipëria dhe Europa Juglindore në rrugën drejt Bashkimit Europian”, që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Sali Berisha, forum ku do të marrin pjesë anëtarë të qeverisë shqiptare, përfaqësues të lartë të qeverive rajonale, institucioneve ndërkombëtare , si dhe mjaft emra të njohur të biznesit ndërkombëtar