Zbulohet lista e rotacionit të veteranëve të PS-së me 99-shat e Erion Veliajt
Shpallja e disa prej emrave të “G99”, por edhe zbulimi i trukut të mosregjistrimit në KQZ si alibi për t’iu bashkangjitur si shushunja strukturave të Partisë Socialiste ka sjellë vëmendjen e drejtuesve kryesorë të PS-së për renditjen e re që Edvini do t’u bëjë kandidaturave të deputetëve në zgjedhjet e 2009. Ndryshimi i parë i sigurtë është vjedhja e profilit politik të Ermelinda Meksit prej Milva Konomit, një 99-she që duket se pëlqehet më shumë nga kreu aktual i PS-së e që do t’ia kryente më mirë detyrat në legjislaturën e ardhshme. Ndryshimi i dytë i rëndësishëm është katapultimi i një tjetër pinjolleje komuniste të brezit të dytë, vajzës së Farudin Hoxhës, për të marrë rolin që aktualisht luan në Grupin Parlamentar dhe në Partinë Socialiste, Arta Dade. Krejtësisht e konsumuar e pa besueshmërinë e nevojshme, vlerësohet se edhe shërbimet e deputetes në Lagunën e Aldo Bares nuk janë më të nevojshme, prandaj edhe rotacioni është thuajse i sigurtë e po ashtu edhe lënia e veteranes socialiste jashtë listës rajonale të Qarkut të Fierit. Megjithatë rotacioni më spikatës në shfaqjen e re politike të së majtës, pas “martesës” së PS me G99 është rotacioni i Erionëve. Braçe duket se s’mban dot më shumë se një legjislaturë, prandaj edhe Edvini po mendon largimin e tij nga skalioni i parë i politikës, për t’ia dhënë këtë rol Erion Veliajt, i pakonsumuar në llogoret e politikës parlamentare.
Megjithatë këto tre ndërrime, duket se nuk do të jenë të vetmet. Marko Bello, Arben Malaj, Kastriot Islami, Namik Dokle e të tjera pesha të rënda të Grupit Parlamentar Socialist nuk do të jenë më të tilla, për shkak se tashmë është marrë vendimi që në poltronat parlamentare të ulen “liqenorët” e Erion Veliajt e të Edvin Ramës.