E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria në NATO” do shndërrohet shumë shpejt në “Pa viza në BE”

Në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Berisha zhvilloi dje pasdite në Pallatin e Kongreseve, një takim me mijëra të rinj shqiptarë, pjesëmarrës në koncertin festiv ‘Shqipëria në NATO’. Kryeministri cilësoi se marrja e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është projekti i të rinjve shqiptarë. “Kjo ftesë është merita dhe vepra juaj e madhe. Ishit ju të parët që kërkuat vendin tuaj anëtar në NATO dhe jeni ju që sot shihni ëndrrën tuaj realitet“, nënvizoi Kryeministri, duke theksuar se pas ftesës vjen anëtarësimi i plotë në NATO. Duke iu drejtuar mijëra të rinjve pjesëmarrës në koncertin festiv, Kryeministri tha se “në mendjen tuaj është projekti më i mrekullueshëm i së ardhmes sonë, në zemrën tuaj është forca dhe dashuria juaj që do të çojë Shqipërinë drejt horizonteve të së ardhmes së saj, në fytyrën tuaj është imazhi evropian i saj”. “Jam sot këtu për t’ju siguruar se projektet tuaja dhe kontrata me ju janë ligji i jetës time. 20 vjet më parë, në diktaturë, besimi i vetëm se një ditë do të bëhem i lirë ishte rinia shqiptare. Ky besim m’u bë mua i drejtë, kurse sot besimi i palëkundur se do ta çojmë Shqipërinë aty ku duhet ju, ju dhe mbarë rinia si ju. Në mendjen tuaj është projekti më i mrekullueshëm dhe i shkëlqyer i të ardhmes tonë. Në zemrën tuaj është forca dhe dashuria që do të shtyjë Shqipërinë me shpejtësi drejt horizonteve të së ardhmes së saj. Në fytyrat tuaja është imazhi i mrekullueshëm dhe mahnitës evropian, është bukuria e saj”, deklaroi kryeministri Berisha. Kryeministri u zotua përpara të rinjve, që pritën me ovacione fjalimin e tij, se do të bëjë çdo përpjekje për shkollimin, punësimin, projektin evropian. “Këtë pranverë ne festuam dy ngjarje ndër më të mëdhatë në historinë e kombit, Pavarësinë e Kosovës dhe ftesën e anëtarësimit në NATO“, tha Kryeministri, duke garantuar se ngjarje të tjera të mëdha do të festojmë shumë shpejt. Kreu i qeverisë veçoi lëvizjen e lirë si qëllimin madhor në këtë drejtim. “Në një kohë të shkurtër do të bëjmë të mundur që ju të lëvizni si qytetarë të lirë në të gjithë Evropën”, vijoi më tej kreu i qeverisë. Gjatë fjalës së tij, shefi i ekzekutivit theksoi se në kontratën time me ju është Shqipëria Evropiane. “Do të përpiqem ta sjell Shqipërinë në moshën tuaj, do të përpiqem që pasuritë e pafundme të këtij vendi të shndërrohen në vlera për ju dhe për brezat që do vijnë”, vuri në dukje Berisha. Ju drejtohem ju sot nga kjo platformë me një nderim të madh, ndaj jush dhe ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Ju, në historinë e dhimbshme të Shqipërisë jeni gjenerata e parë në lirinë e saj dhe gjenerata e parë që nisi kontributin si antar të NATO-s. “Ju jeni gjenerata më dinjitoze që Shqipëria ka patur, njerëzit e lirë janë njerëz dinjitoz. Ndaj, unë jam këtu sot për t’u zotuar se do të punoj në prosperitetin tuaj, do të bëjë çdo përpjekje për shkollimin tuaj, për punësimin tuaj dhe do të bëjë çdo përpjekje për projektin tuaj evropian. Këtë pranverë ne festuam dy ngjarje ndër më të mëdhatë në historinë e kombit shqiptar; pavarësinë e kosovës dhe ftesën e Shqipërisë për tu antarësuar në NATO. Unë ju garantoj ju se ngjarje të tjera të mëdha do t’i festojmë shumë më shpejt”, u shpreh më tej Berisha. Ndërsa theksoi se lëvizja e lirë është një qëllim madhor, kryeministri Berisha bëri me dije se “do të bëjmë cdo përpjekje që në një kohë të shkurtër ju, të rinjte dhe të rejat e shqipërisë, të lëvizion të lirë në mbarë Europën, si qytetarë të saj”. “Ne do të bëjmë çdo përpjekje të sjellim Shqipërinë në moshën tuaj, mosha juaj është mosha më e shkëlqyer se ari. Do të bëjmë çdo përpjekje që pasuritë e pafundme të këtij vendi të shkojnë në vlerë për ju, fëmijët tuaj dhe bijtë e fëmijëve tuaj”. Më tej kryeministri Berisha u tha të rinjve se “do të punojë çdo ditë sëbashku me ju do ta mbajë në mend ditë për ditë, nen për nen, si kushtin e disa kushteve dhe do të eci me shpejtësi drejt të ardhmes evropiane që pret, drejt Evropës që na pret, drejt prosperitetit dhe konsolidimit civil, drejt dinjitetit”. “Ndaj edhe njëherë ju garantoj se pasnesër vjen antarësimi i shqipërisë në NATO. Liritë tuaja do të jenë të garantuara, liritë e shqiptarëve do të jenë të garantuara njëhertë e përgjithmonë. Kontratën time me ju është arsimi modern, është mosha digjitale dhe do i qëndroj asaj pikë për pikë”, përfundoi kreu i qeverisë Berisha fjalën e tij para të rinjtë, në koncertin “Shqipëria në NATO”, organizuar nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit, në të morën pjesë këngëtarët më të mirë të vendit, si Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Besa, Çiljeta, etj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›