E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika do të hapë zyrën konsullore në Shqipëri

Në takimin e zhvilluar sot, ne Bruksel, mes Kryeministrit Berisha dhe Kryeministri belg Ives Leterme, Kryeministri belg bëri të ditur vendimin e marrë nga qeveria belge për hapjen së shpejti në Shqipëri të zyrës konsullore përfaqësuese të Mbretërisë belge, që do të përbëjë një hap shumë të rëndësishëm në procesin e lehtësimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Nder te tjera, u shpreh zoti Leterne, qeveria belge ka si qëllim uljen e tarifave për marrjen e vizave nga qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi si një lajm të shkëlqyer hapjen e zyrës konsullore belge në Shqipëri, si një lehtësim për të gjithë shqiptarët në marrjen e vizave. Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo hap që së shpejti të  shkohet drejt  liberalizimit plotë të vizave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›