E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton Muzeun Arkeologjik të Sarandës


Kryeministri Berisha vizitoi sot  Muzeun Arkeologjik të Sarandës, ambientet e të cilit janë rikonstruktuar plotësisht nga bashkia e këtij qyteti. 

Duke e vënë theksin tek vlerat historike të qytetit të Sarandës, Kryeministri Berisha tha se në këtë qytet kaluan të gjitha flukset e mëdha fetare dhe filozofike të kohërave. ”Dy bazilikat e shekullit të VI  dhe sinagoga e cila daton në kohërat më të hershme të ndërtimit të tyre, përbëjnë një prej dëshmive të pasurisë arkeologjike të Sarandës”, tha Kryeministri.

Saranda, vijoi më tej Kryeministri Berisha, duhet të ketë qenë një nga epiqendrat kryesore të misionit të Shën Palit për të përhapur krishterimin në mbarë Europën. ”Edhe Shën Pali  zgjodhi Sarandën si një vend të mrekullisë njerëzore”, tha Kryeministri duke iu referuar bukurive të mrekullueshme të Sarandës. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›