Kryeministri Berisha bashkëbisedon me qytetarë të Sarandës
Kryeministri Berisha bëri një shëtitje në shëtitoren përgjatë bregut të Sarandës, ku po zhvilloheshin akttivitete arstistiko-kultuore me rastin e hapjes së sezonit turistik.
Kryeministri Berisha u takua me shumë qytetarë dhe konfirmoi vullnetin e tij dhe të qeverisë së tij për t`a kthyer Sarandën në një nga vendet më tërheqëse për turizmin europian dhe më gjerë.
Gjatë bisedës me disa nxënës të shkollave të mesme të Sarandës, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të ndërmarrë çdo nismë për arsimin profesional, sidomos në fushën e hotelierisë, e cila do t`u japë mundësi të rinjve të përshtaten me kërkesat e tregut dhe në të njëjtëën kohë do të rrisë cilësinë e shërbimit.
Kryeministri theksoi se industria e turizmit do të jetë një burim mëkmëbje dhe prosperiteti për banorët e Sarandës dhe të gjithë bregut.
Më pas Kryeministri Berisha vizitoi një anije turistike, e cila viziton çdo të shtunë gjirin e Sarandës. Në një bashkëbisedim me ekuipazhin e anijes, Kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare po ndërmerr të gjitha masat për ta bërë Sarandën dhe gjithë bregdetin shqiptar sa më tërheqës edhe për crocerat dhe jahtet turistike.