E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith: S'do të njihen zgjedhjet e organizuara nga Serbia

Prishtinë Shefi i zyrës civile tregon strategjinë për veriun e Kosovës

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith, tha dje se zyra e BE-së e hapur në veri të Mitrovicës forcon strategjinë për integrimin e Veriut të Kosovës. Bashkimi Europian, tha ai, dëshiron të ketë një prani më të madhe në Veri për të punuar në respektimin e sundimit të ligjit dhe për t'i dhënë EULEX-it më shumë mundësi që të ushtrojë mandatin e tij. Qytetarëve të veriut do t'u prezantohen vlerat europiane, u ofrohen shërbime më të mira dhe t'u përmirësohet standardi jetësor dhe kushtet socio-ekonomike, tha Feith, duke shtuar se ai është plotësisht me ketë sqarim të ambasadorit Xhifoni. "Si përfaqësues special i Bashkimit Europian dua të shtoj dhe të përsëris atë, që ka thënë ambasadori Xhifoni, se perspektiva edhe e Kosovës edhe e Serbisë është në afrimin me Bashkimin Europian dhe se kjo përpjekje duhet të përfshijë edhe veriun e Kosovës. Kështu, procesi i stabilizim-asocimit, i cili në thelb nënkupton se duhen bërë përmirësime në qeverisje, standarde, përmirësimin e kushteve të jetës sociale dhe ekonomike, duhet të ketë ndikimin e vet edhe në veriun e Kosovës në të mirë të qytetarëve në veri", tha Feith në një intervistë për “Deutsche Welle”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›