Belgjika drejt ndarjes?

Të dhënat paraprake treguan se PNF-ja është tashmë partia më e madhe në krahinën flamane të Belgjikës.
Lideri i kësaj force separatiste, Bert De Wever, gjithashtu triumfoi në zgjedhjet për kryebashkiakun e Antverpit, qytetit të dytë më të madh port në Evropë.
Fitorja e PNF-së përbën një shqetësim të thellë për Brukselin zyrtar, pasi tregon qartë se gjithmonë e më pak banorë besojnë tek “bashkimi në Evropë”, duke përforcuar ndjenjat nacionaliste.
Kjo fitore e flamanëve vjen në një moment kur rrymat separatiste në Evropë po përhapen në rajone të ndryshme, me Kataloninë që po shqyrton idenë e shkëputjes nga Spanja, Skocinë që do të mbajë një referendum në 2014-n për shkëputjen nga Britania dhe problemet e përhershme në Ballkan.
Një shtet me 11 milionë banorë, Belgjika është e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis zonave frëngjishtfolëse, në jug të vendit dhe atyre flamane, në veri.