E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka sulmon Chelsean

Sulmuesi Nicolas Anelka ka kritikuar ish klubin e tij Chelsea duke i akuzuar për tretmanin e futbollistëve mbi moshën 30 vjeç.

Anelka i cili iu bashkua skuadrës kineze Shanghai Shenhua në janar të këtij viti beson se pasi një futbollist mbush 30 vjet, ai nuk është më i nevojshëm te Chelsea. “Në Chelsea si të kaloni ditëlindjen e 30-të, ju krijohet përshtypja se jeni shumë i vjetër”, deklaroi Anelka.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich aplikon politikën e kontratave të reja njëvjeçare për futbollistët mbi 30 vjeç. Pikërisht kjo ka krijuar dyshime për mbrojtësin e djathtë Ashley Cole i cili kërkon kontratë afatgjate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›