Belgjika injoron kërcënimet terroriste
Bruksel - Belgjika vlerëson si jo të rëndësishme kërcënimet për sulme terroriste në vend. Pas studimit të kushteve në të cilat janë publikuar mesazhet kërcënuese, autoritetet janë shprehur se ato nuk mund të paraqesin ndonjë rrezik për vendin dhe se organizmat përkatës kanë marrë të gjithë masat e nevojshme për parandalimin e sulmeve të tilla. Përmes një deklarate për shtyp, Qendra e Analizimit dhe Koordinimit të kërcënimeve ka deklaruar se “nuk është rastisur në asnjë fakt që të vërtetojë përpjekjet për organizmin sulmesh terroriste ndaj Belgjikës. Nëse do të ketë diçka të tillë, Komiteti i Krizës do të mblidhet në mënyrë urgjente për të marrë masat e duhura”.
Disa media belge kanë publikuar pamje filmike ku terroristët fajësojnë Brukselin për ushtarët që ka dërguar në Afganistan. Në mesazhet e publikuara e që zgjasin për mëse katër minuta, theksohet se në çdo çast vendi mund të përfshihet nga sulme të njëpasnjëshme terroriste e që për këtë tregohen shembujt e Madriti, Londrës dhe të Nju Jorkut. “Nuk do të ndiem keqardhje për ju. Ne e duam vdekjen, as sa ju doni jetën”, thuhet në mesazhin terrorist.