Mos u çudisni! Gjyshja 90-vjeçare, spikere në radio
Romë - Atë që në të shumtën e rasteve nuk e bëjnë dot as të arsimuarit në profilin e gazetarisë, kësaj here ka arritur tia dalë një grua 90 vjeçare. Ajo është Rosina Costa, 90 vjeçe dhe ka dhjetë fëmijë e 22 nipër e mbesa. E njohur si “Gjyshe Rosa dj”, ajo njihet jo vetëm në vendin e saj, si një yll i transmetimeve në radio. Costa është prezantuese e njohur e një programi titulluar “Le tagliatelle di nonna Rosa”, një rubrikë që transmetohet çdo të shtunë në Radio Delta Lampedusa. Ajo tregon se me mbylljen e programit kthehet në shtëpi dhe ndihet sërish në formë, sikur të ishte e re. “Gjërat që them në radio me dalin nga zemra dhe kur i dëgjojnë të tjerët ndihem më e lehtësuar”- shpjegon prezantuesja 90 vjeçare. Gjyshe Roza ka fanët e saj dhe nga mikrofoni i radios i përgjigjet dëgjuesve që janë të interesuar për recetat dhe këshillat e saj në fushën e kuzhinës e gatimit.