Indi, 32 të vdekur nga përmbytjet
Chennai -Si pasojë e përmbytjeve të shumta, të paktën 32 persona humbën jetën nga një stuhi tropikale në jugun e Indisë si dhe qindra persona të tjerë janë evakuuar nga zona, deklaruan sot disa zyrtarë. ''Shirat e rrëmbyeshëm shembën shtëpitë dhe dëmtuan fushat e orizit në shtetin jugor Tamil Nadu'', shtuan zyrtarët.
Qindra persona që ndodheshin në zonat e ulëta të qytetit Chennai, kryeqytet i shtetit dhe qyteti më i madh në krahinë, u zhvendosën në zona me reliev më të lartë.
Autoritetet deklaruan se stuhia pritet të prekë brigjet e Tamil Nadusë si dhe periferinë e qytetit Nagapattinam, ku më tepër se 6 000 persona humbën jetën nga cunami i dhjetorit të vitit 2004.
''Të paktën 24 mijë persona që banonin pranë brigjeve u evakuan në disa kampe në Chandrasekaran, ku iu sigurua ushqim, veshmbathje dhe batanije'', deklaroi një zyrtar.