Nishani: Prioritet maksimal bashkëpunimi me opozitën

Detyrën se ka marrë ende zyrtarisht, e cila vjen pas betimit në Parlament, por tashmë me miratimin e djeshëm nga deputetët nuk ka kthim mbrapa.
Me ndryshim të statusit, Nishani, do t’iu duhet të mendojë dhe veprojë si shtetari që ofron drejt dialogut politikën e zhurmshme shqiptare. Teksa pret të nisë detyrën e re, Nishani shprehu mirënjohjen edhe për bashkëpunëtorët në Ministrinë e Brendshme. Si ministër, ai tha se është bërë një punë e shkëlqyer në këto vite nga ministria, duke përmendur këtu prodhimin e pasaportave biometrike, etj. Si President i vendit, ai shprehu keqardhjen për mos votimin nga deputetët e opozitës në seancën e së hënës.
“Natyrisht që do të më pëlqente shumë të merrja dhe votat e opozitës, por opozita ka ushtruar të gjithë të drejtën e sovranitetit të saj. Ajo që është e rëndësishme për mua ka të bëjë me faktin e respektit maksimal që unë i ofroj opozitës shqiptare ashtu si të gjithë institucioneve dhe aktorëve të rëndësishëm të jetës politike dhe publike në Shqipëri”, tha Nishani kur u pyet nga gazetarët.
Megjithëse opozita nuk ka dhënë mbështetjen për ardhjen e tij në krye të Shtetit, Nishani tha se prioritet maksimal mbetet bashkëpunimi me opozitën. “Padyshim ai është dhe do të mbetet prioriteti maksimal nga dita e parë deri në ditën e fundit të administratës sime”, tha Nishani kur u pyet për këtë çështje.
I pyetur nëse do të kishte një komunikim zyrtar me opozitën para se të niste postin zyrtarisht, Nishani tha se takimet bëhet në Parlament. “Unë besoj që nuk ka nevojë për procedura të tilla, për takime zyrtare para se të marr detyrën. Partia Socialiste është forca e dytë në parlament, deputetët e saj janë në parlament dhe kontakti me ta padyshim që është dhe do të jetë në parlament, në momentin e betimit në parlament dhe më pas padyshim që kontaktet e mia do të jenë normale”, shtoi ai. Presidenti i ri u shpreh se kishte shumë mesazhe urimi edhe nga deputetë të opozitës, ashtu sikurse tha “Kam marrë... kam marrë edhe jo pak...”.
“Pengjet” e Presidentit!
Teksa po lë karrigen e ministrit të Brendshëm, një nga dikasteret më të rëndësishme në vend, Nishani tha se kishte edhe pengje, por pa i specifikuar ato. “Natyrisht që askush nuk është pa pengje, por unë besoj që këto nuk kanë qënë të rëndësishme. Më të rëndësishme kanë qenë vetë përpjekjet e bëra për të arritur këto rezultate”, u shpreh ai.
Por, ai ishte surprizë kandidimi për postin e numrit Një të Shtetit? Nishani tha se kishte shkuar në Kuvend për të votuar kandidatin tjetër Artan Hoxha, por gjërat ndryshuan në minutën e fundit, çka më pas ai u shpall kandidat i mazhorancës. “Për sa u takon surprizave, natyrisht surprizat janë gjithmonë të bukura, e vërteta është që ne shkuam për të votuar kandidaturën e Z.Artan Hoxha. Natyrisht më pas vendimi politik u bë i ditur para se të bëhej publik, vendim të cilin e mirëprita me kënaqësi nga kryetarët e partive të koalicionit”, nënvizoi.
Dorëheqja
Të hënën, u aludua shumë se ministri i Brendshëm, shkeli Kushtetutën duke kandiduar për postin e Presidentit pa dhënë më parë dorëheqjen. Sot, Nishani sqaroi se dorëheqjen e kishte depozituar dje pranë kryeministrit dhe do të ishte ky i fundit që do ta çonte në Presidencë për ta dekretuar. “Unë që ditën e djeshme përpara votimit në Parlament kam depozituar pranë Kryeministrit kërkesën për dorëheqje. Sot, siç e shihni unë bëra shkëputjen me stafin, për të krijuar një ambient më relaksues në aspektin joformal. Formalisht kjo do të pasohet me dekretin e Presidentit të Republikës për lirimin tim nga detyra, pasi kjo t’i kërkohet nga ana e Kryeministrit, bazuar në kërkesën që unë kam depozituar dje”, tha ai.
Presidenti i vendit pati edhe një falënderim për të gjithë gazetarët për punën e bërë prej tyre ditët e fundit për pasqyrimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit. Konsiderata shprehu edhe ndaj të gjithë kandidatëve për President. Z. Bujar Nishani është Presidenti i 6-të i Shqipërisë pas diktaturës komuniste që u rrënua në fillim të vitit ’90 të fund shekullit të shkuar. Ai u zgjodh dje me 73 vota të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë me mbështetjen vetëm të mazhorancës. /S.Lleshi/Start/
2012-06-12 14:48