E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika kthen në Shqipëri 93 të dënuar

Bruksel, 29 korrik - Belgjika do t’i kthejë 93 shqiptarë të dënuar në Shqipëri, ka shpallur sot ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Yves Leterme, pas arritjes së marrëveshjes me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

“Për afro dy dekada ne kemi pasur problem me kriminelët shqiptarë, që ishin aktivë në Bruksel”, tha Leterme dhe shtoi se “është shumë pozitive që pas tre-katër muajve të negociatave arritëm marrëveshje”.

Sipas tij, dërgimi i këtyre të dënuarve në Shqipëri do të “fillojë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Kryeministri Berisha ka synuar që t’i zvogëlojë shqetësimet lidhur me reputacionin e vendit të tij në sundimin e ligjit.

“Kjo është absolutisht çështje e së kaluarës. Shqipëria tash e ka shkallën e kriminalitetit shumë më të ulët se sa mesatarja në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›