Policia e Kosovës vë në pranga edhe dy fajdexhinj të tjerë
PRISHTINE – 2 fajdexhinj të tjerë kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës. Pas zgjerimit të hetimeve dhe pas konsultimit edhe me prokurorin e cështjes përsa i përket dyshimit të dhënies së fajdeve, policia arrestoi dje pasdite Hashim Sopjanin, 54 vjec dhe Nuhi Sopin, 36 vjec. Këta persona ishin dyshuar edhe më parë si ushtrues të fajdeve. Ndërkaq 4 personave rë tjerë të arrestuar pak ditë më parë iu është caktuar një masë paraburgimi për rreth 30 ditë. Bashkë me arrestimet e djeshme, numri i personave të dyshuar se ushtronin veprën penale të dhënies së parave me fajde, arrin në gjashtë persona. Ata do të azhdojnë të mbahen në paraburgim.
(d.b/BalkanWeb)