E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika po mban zi per vdekjen e 28 njerezve nga perplasja e nje autobuzi

Belgjika po mban zi per vdekjen e 28 njerezve shumica femije nga perplasja e nje autobuzi pas pushimeve ne nje pike skish ne Zvicer.

Anetare te familjeve dhe miq te viktimave u mblodhen mbreme per te ndezur qirinj ne nje ceremoni perkujtimore ne kishen e Shen Pjetrit ne Luven te Belgjikes.

Pjesemares te tjere ne ceremoni vune lule jashte morguy ne Sion ku disa prinder te deshperuar kishin shkuar per te indetifikuar te dashurit e tyre. Prinder te tjere mberriten ne Zvicer per te ndihmuar femijet qe kishin shpetuar.

Autobuzi me 52 vete ne bord perfshire nxenes shkolle dhe mesues po kthehej ne Belgjike pas pushimeve ne piken e skive kur u perplas ne murin e nje tuneli te marten vone ne rajonin Valais te Zvicres duke bllokuar disa udhetare.

Autoritetet thone se aksidenti nuk ndodhi si rezultat i shpejtesise por shkaku i peplasjes po hetohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›