Bie popullsia e Rumanise nga emigracioni dhe renia e lindjeve

Popullsia e Rumanise ka rene me me shume se 12 per qind nga viti 2002 per shkak te emigrimit dhe normes se ulet te lindjeve. Te dhenat e para te regjistrimit te popullates kane krijuar shqetesime lidhur me permasat e fuqise punetore dhe te ardhurave tatimore. Rumania eshte vendi i dyte me i varfer i Bashkimit Evropian me nje popullsi prej rreth 19 milion banoresh ose 3 milion me pak se sa 10 vjet me pare.
Ne spitalet e lindjes te Bukureshtit renia e normes se lindjeve eshte e qarte.
Vitin e kaluar kemi pasur rreth 3500 lindje dy vjet me pare 3900. shte e qarte se numri i lindjeve eshte ne renie megjithate Bukureshti ne krahasim me rajone te tjera si Suceava ose Lashi ka dy here me teper lindje thote Andrea Enache mjeke ne maternitetin e spitalit Panait Sirbu te Bukureshtit.
Por shkalla e ulet e lindjeve eshte vetem nje arsye per renien e mprehte te popullsise. Te dhenat nga regjistrimi i fundit tregojne se gati 1 milion rumune jetojne dhe punojne jashte vendit si ne Spanje dhe Itali. Por sipas disa statistikave numri i tyre mund te arrije deri ne 3 milion.
Kjo ka krijuar shqetesime sepse ne Rumani ka vetem 5 milione te punesuar qe paguajne taksa. Nje e katerta e tyre punojne ne sektorin shteteror i cili eshte joefikas.
Ajo qe shpjegon ndryshimin e numrit mes dy regjistrimeve eshte se se pari kemi te bejme me nje renie natyrale te popullates. Gjithashtu shume njerez jane jashte Rumanise. Pra fjala eshte vetem per nje diference prej 1 milion banoresh qe ne po perpiqemi ta shpjegojme thote Ilie Dumitrescu zedhenes i Institutit Kombetar te Statistikave.
Ne fshatin Lupshanu rreth 75 kilometra ne lindje te Bukureshtit shumica e banoreve jane te moshuar. Fshati ka humbur rreth nje te dhjeten e popullsise qe nga viti 2002.
Ne fshat kemi 3300 banore. 60-70 per qind jane te moshuar mbi 60 vjec. Te rinjte emigrojne ne qytetet e medha dhe pertej kufirit thote Tamara Dobre zyrtare e administrates ne Lupshanu.
Maria pensioniste nga ky fshat prej vitesh jeton e vetme. Dy femijet e saj kane levizur ne qytet per te kerkuar pune.
Kam dy femije djali punon si mesues ne Lehliu vajza eshte infermiere ne Slobozia. Une jetoj vetem por ata kujdesen per mua. Jetoj me pensionin tim. shte shume e veshtire te jetosh vetem por cte bej Nuk mund ta le shtepine thote Maria e cila eshte me me fat se shume nga fqinjet e saj femijet e te cileve kane shkuar ne vende te tjera per te kerkuar pune.
Eurostati parashikon se Rumania Letonia Polonia dhe Bullgaria do te kene perqindjen me te larte te te moshuarve deri ne vitin 2060. Kjo prirje eshte me pasoja per te ardhurat qe keto vende vjelin nga taksat si dhe pritet te coje ne rritjen e shpenzimeve buxhetore per te perballuar mbeshtetjen e kesaj pjese te popullates.