E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci Nese ndryshohen kufijte shqiptaret do te jetojne ne nje shtet te vetem

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se nese do te ndodhte ndryshimi i kufijve ne Ballkan shqiptaret me se miri dhe me se lehti do te jetonin ne nje shtet te vetem. Ai i beri keto komente ne mbledhjen e sotme te Parlamentit te Kosoves i cili ka miratuar nje rezolute ne kundershtim te mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove. Kryeministri Thaci i cilesoi nxitese per nje konflikt te ri synimet serbe per mbajtjen e zgjedhjeve ndersa hodhi poshte cdo mundesi per autonomi per veriun e banuar me shumice serbe dhe per ndryshim te kufijve te Kosoves.

Pretendimet qe paraqiten aty-ketu per ndonje autonomi apo status special nuk jane te verteta jane te paqendrueshme dhe nuk do te ndodhin. Edhe sa i perket pretendimit per ndryshimin e kufijve une ua kam bere te qarte ne emer te qeverise te gjithe miqve nderkombetar mesazhin e te gjitha institucioneve dhe qytetareve te Kosoves se me pretendime te tilla per ndryshimin e kufijve shqiptaret me se miri dhe me se lehti mund te jetojne ne nje shtet te vetem tha kryeministri Thaci.

Parlamenti i Kosoves miratoi nje Rezolute ne kundershtim te zgjedhjeve serbe duke i cilesuar ato si demtim te rendit kushtetues te saj. Ne tekstin e Rezolutes qe e paraqiti ne emer te grupeve parlamentare Adem Grabovci nga Partia Demokratike e Kosoves thuhet se organizimi i ketyre zgjedhjeve eshte shkelje e sovranitetit te Kosoves. Parlamenti ndalon mbajtjen e zgjedhjeve te Serbise ne Kosove dhe  Qeveria obligohet ta zbatoje kete vendim thuhet mes tjerash ne tekstin e Rezolutes.

Kunder zgjedhjeve serbe jane shprehur edhe diplomatet nderkombetare te cilet terheqin verejtjen se mbajtja e zgjedhjeve lokale te Serbise ne territorin e Kosoves do te ishte ne kundershtim me ligjin nderkombetar.

Autoritetet serbe thane se qeveria e Serbise ne bashkepunim me UNMIK-un do te ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme ne lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve edhe ne Kosove meqe sic thuhet Serbia eshte e detyruar te respektoje Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Zyrtare te UNMIK-ut nuk kane komentuar keto qendrime.

Qe nga perfundimi i luftes Serbia ka organizuar zgjedhjet e saj edhe ne zonat e banuara me shumice serbe ne Kosove dhe ndonese ato nuk jane mbeshtetur as nuk jane penguar nga autoritetet vendase e nderkombetare. Por kesaj radhe thuhet se Serbia duhet te sillet ne pajtim me statusin e saj si vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian Ajo mori kete status ne fillim te muajit mars pas nje marreveshjeje me Kosoven ne te cilen jane perfshire Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit dhe opinioni i Gjykates nderkombetare te drejtesise mbi deklaraten e pavaresise se Kosoves.

Qeveria e Kosoves akuzon Beogradin per mospermbushje te marreveshjes

Por qeveria e Kosoves akuzoi sot Serbine per moszbatimin e marreveshjes per bashkepunim rajonal. Ne nje komunikate te qeverise thuhet se shkelja e marreveshjes ka ndodhur sot ne kuader te konferences rajonale Partneriteti per ndryshim shoqeria civile dhe qeverite ne Ballkanin Perendimor dhe ne Turqi e cila po mbahet ne Beograd. Mosrespektimi i marreveshjes sipas qeverise ka bere qe perfaqesuesi i qeverise se Kosoves te braktise konferencen. Qeveria pohon se jane shkelur pikat dy dhe kater te marreveshjes te tekstin e se ciles qe sot eshte publikuar per here te pare  thuhet se Kosova me nje yll prane emrit te saj eshte shenimi i vetem qe do te perdoret ne kuader te bashkepunimit rajonal dhe se ajo merr pjese vete dhe flet per veten e saj ne te gjitha takimet rajonale.

Ajo i ka bere thirrje Bashkimit Evropian qe ne perputhje me rolin e tij si ndermjetes dhe garantues i zbatimit te marreveshjeve te arritura ne dialogun teknik ndermjet Prishtines dhe Beogradit te ndermarre te gjitha veprimet e domosdoshme per te garantuar zbatimin ne praktike te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›